Koncepti “ndërgjuha” dhe analizimi i gabimeve gjatë përvetësimit të gjuhës italiane si gjuhë e dytë në shkollat e mesme
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Ndryshimet që ka pësuar shoqëria gjatë viteve të fundit janë të lidhura ngushtë me fenomenin e globalizmit i cili ka pasur ndikim mjaft të rëndësishëm në jetët e njerëzve duke ndryshuar jo vetëm mënyrën e bashkëjetesës por edhe të përshtatjes së mentaliteteve dhe mënyrës së komunikimit ndërmjet tyre. Në këto kushte edhe komunikimi gjuhësor pësoi një ndryshim të madh përsa i përket rëndësisë që merr përvetësimi i një gjuhe të huaj në përputhje me nevojat jetësore. Përhapja e gjuhës angleze e rendit këtë gjuhë si gjuhën e dytë pas gjuhës amtare. Ky proces shoqërohet me një sërë ndryshimesh të tjera të cilat kushtëzojnë përvetësimin e gjuhëve të tjera të huaja të cilat konsiderohen si gjuhë të huaja të dyta. Qëllimi i këtij punimi është të shpjegojë konceptin “Ndërgjuhë” nën një këndvështrim të ri për kontekstin shqiptar dhe për kushtet në të cilat gjuha italiane studiohet si gjuhë e huaj e dytë si edhe të analizojë gabimet e bëra nga nxënësit gjatë përvetësimit të kësaj gjuhe. Ky është problemi kryesor që do të trajtohet në këtë punim i bazuar dhe vlerësuar në këto aspekte:
1. Në trajtimin teorik të konceptit “Ndërgjuhë” i parë në një përqasje të ngushtë me realitetin shqiptar në të cilin studiohet gjuha italiane.
2. Në grumbullimin dhe analizimin e të dhënave të para dhe vlerësuara në aspektin praktik.
Në përfundim të këtij punimi do të arrihet në konkluzionin se në një realitet të tillë gjatë procesit të përvetësimit të gjuhës italiane si gjuhë e huaj e dytë ndikimet gjuhësore vijnë jo vetëm nga gjuha shqipe dhe angleze por edhe nga gjuhët e tjera të huaja me të cilat janë në kontakt nxënësit shqiptarë.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Muceku, A. and Haloçi, A. 2014. Koncepti “ndërgjuha” dhe analizimi i gabimeve gjatë përvetësimit të gjuhës italiane si gjuhë e dytë në shkollat e mesme. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 395–402.
References
- A. Muceku (2011), Projekt “Una giornata italiana”, Biblioteka Petro Nini Luarasi, 2009-2011, Tiranë, Shqipëri.
- A. Sula (2009), Gabime të nxënësve dhe studentëve shqiptarë në përvetësimin e gjuhës italiane. Monografi, f. 13, Tiranë.
- G. Pallotti (1998), La seconda lingua, Milano, Italia, p. 8-9, https://www. ictrecasali.scuolaer.it.
- K. Rustipa (2011), Contrastive Analysis, Error Analysis, Interlanguage and the Implication to Language Teaching. Ragam Jurnal Pengembangan Humaniora Vol. 11 No. 1, Stikubank University (Unisbank) Semarang, p. 19.www.polines.ac.id.
- M. Liu, X. Sh. Liu (1998), Chomsky and Knowledge of Language, Proceedings of the Twentieth World Congress of Philosophy Boston, 10-15 August 1998, Massachusetts U.S.A. https://www.bu.edu/wcp.
- M. Mezzadri (2002), La correzione degli errori Articolo apparso su In.it, anno 3 N. 12, pp. 4-9. www.italianoperstranieri.it.
AL
EN