Disa tipare të fjalive pyetëse të pagjymtyrëzueshme në fjalitë nxitëse në gjuhën angleze dhe gjegjëset e tyre në shqipe
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Ky punim trajton një krahasim ndërgjuhësor të tipareve të fjalive pyetëse të pagjymtyrëzueshme që ndjekin fjalitë nxitëse në gjuhën angleze me gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe. Një karakteristikë e veçantë e strukturës së fjalive nxitëse në gjuhën angleze është “ngjitja” e fjalive pyetëse të pagjymtyrëzueshme në fund të tyre. Përdorimi kryesor i këtyre fjalive pyetëse të pagjymtyrëzueshme haset në fjalitë dëftore ku këto ndërtime kryejnë funksione të ndryshme nga ana e kumtimit si dyshim, dakortësi apo pritshmëri. Në fjalitë nxitëse ato përforcojnë, zgjerojnë e theksojnë më tepër modalitetin e nxitjes. Fjalitë pyetëse të pagjymtyrëzueshme janë konstrukte të ndërtuara nga një folje modale will, would, can, could etj.+ përemrin e vetës së dytë you, në funksionin e kryefjalës, pra folje modale + kryefjalë. Struktura e fjalive pyetëse të pagjymtyrëzueshme me një folje modale dhe përemrin vetor you kryen dhe një funksion tjetër sintaksor, të shënimit të kryefjalës, e cila në fjalitë nxitëse përgjithësisht mungon. Në fjalitë gjegjëse të gjuhës shqipe nuk kemi struktura të tilla fundore, por vërejmë një pyetje fundore po\jo, me intonacion ngritës si dhe disa pjesëza që shprehin, dyshim, miratim, nxitje etj. Semantika e përdorimit të fjalive pyetëse të pagjymtyrëzueshme është mjaft e gjerë. Faktorët kontekstualë ndikojnë në interpretimin dhe në përshtatjen e këtyre strukturave në fjalitë nxitëse në gjuhën shqipe, ku këto fjali pyetëse mungojnë.
##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Hysaj (Isaraj), M. 2014. Disa tipare të fjalive pyetëse të pagjymtyrëzueshme në fjalitë nxitëse në gjuhën angleze dhe gjegjëset e tyre në shqipe. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 317–326.
References
- A. Goosse, Le bon usage, Èditions Duculot, 1993.
- A. Y. Aikhenvald, Imperatives and commands, Oxford University Press, 2010.
- Akademia e Shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002.
- Akademia e Shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe II, Tiranë, 2002.
- D. Willis, Student’s grammar, Collins Cobuild, 2002.
- E. Davies, The English imperative, Croom Helm, 1986.
- https://lirias.kuleuven.be/bitstream/123456789/228358/2/text_28-6_699-722.pdf, “Illocutionary force and conduciveness in imperative constant polarity tag questions typology, Ditte Kimps, Kristin Davidse.
- J. Panolli, M. Mato, Aspekte të gramatikës përqasëse e korrigjuese, Tiranë: SHBLU, 2000.
- M. Swan, Practical English grammar, Oxford University Press 2005.
- R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004.
- Victor S. Xrakovskij, Typology of imperative constructions, Lincom Europa 2001.
AL
EN