Trajtimi i togfjalëshit të qëndrueshëm në tekste të gjuhës shqipe të ciklit 9-vjeçar
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Synimi i këtij punimi është të analizojë togfjalëshat e qëndrueshëm (frazeologjikë dhe jofrazeologjikë) që nxënësit e shkollës 9-të vjeçare hasin ndërsa praktikojnë aftësinë e të lexuarit në tekstet shkollore të gjuhës shqipe. Meqenëse togfjalëshat e qëndrueshëm nuk kanë kuptim të fjalëpërfjalshëm, ata paraqesin vështirësi reale për nxënësit e rinj. Nëpërmjet këtij punimi, synojmë të shqyrtojmë ndërtimin gramatikor dhe kuptimin specifik të tyre, klasifikimin dhe shpeshtësinë e përdorimit në tekstet përkatëse, shkallën e vështirësisë në të kuptuarit e tyre dhe vëmendjen që u kushtohet nga hartuesit e teksteve mësimore. Ne do të përpiqemi të japim disa sugjerime mbi klasifikimin dhe përdorimin e tyre, faktorët sociolinguistikë dhe gjuhësorë që duhet të merren parasysh në trajtimin e tyre.
##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Koça (Pici), S. and Pojani, V. 2014. Trajtimi i togfjalëshit të qëndrueshëm në tekste të gjuhës shqipe të ciklit 9-vjeçar. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 349–356.
AL
EN