Identifikimi i unit poetik me idiomatiken e gjuhës poetike te krijimtaria e A. Z. Çajupit

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Manjola Zaçellari

Abstrakti

Çajupi bën pjesë në grupin e shkrimtarëve me frazeologji të begatë. Këtë e dëshmon tërë krijimtaria e tij. Në punimin tonë ne jemi përqendruar pikërisht te raporti i tij me frazeologjitë, të cilat i kemi parë në dy sythe, së pari, në atë të poezive të tij dhe së dyti në komeditë e tij. Synimi ynë ka qenë që të tregojmë se në qasjen ndaj frazeologjisë nga Çajupi, nuk kemi raporte të asnjanësit, gjuhës poetike, me frazeologjinë, por kemi identifikim të unit poetik me idiomatiken e traditës poetike, gjuhës poetike popullore. Uni poetik në këtë rast del si bartës i një tradite dhe individualiteti i tij përcaktohet pikërisht prej kësaj marrëdhënieje. Megjithatë, kur flasim për Çajupin flasim për një “individualitet”. Parë nga ana stilistike ne kemi vërejtur se tek ai frazeologjia është e njëjtësuar me idiomatiken dhe nuk shihet si kundërvënie ndaj saj.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Zaçellari, M. 2014. Identifikimi i unit poetik me idiomatiken e gjuhës poetike te krijimtaria e A. Z. Çajupit. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 147–154.

References

  1. A. Graham, Intertextuality, Routlege, London and New York, 2000.
  2. F. Dado, Jeta dhe vepra e A.Z.Çajupit, Tiranë, 1983.
  3. J. Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.
  4. J. Thomai, Tregues të karakterit popullor të frazeologjisë së A. Z. Çajupit, Tiranë, 1992.
  5. M. Bakhtin, Dostojevskij, poetica e stilistica, Einaudi, Torino, 2002.
  6. M. P. Pozzato, Semiotika e tekstit, UET/Press, 2009.
  7. T. Plangarica, Veçori të organizimit të ligjërimit poetik të Çajupi, Kërkime shkencore, Gjirokastër, 2002.
  8. U. Eco, Apocalittici e integrati, Bompiani, Milano, 1993[1064].
  9. U. Eco, Për letërsinë, Dituria, 2010
  10. V. Memisha, A. Z. Çajupi dhe pesha e fjalës së vendlindjes, Tiranë, 2011.
  11. V. Memisha, Studime për fjalën shqipe, Tiranë, 2011.
  12. Xh. Lloshi, Fjala shqipe në poetikën e Naimit, “Gjuha jonë”, Tiranë, 1991, nr. 2.