Përdorimi i konektorëve logjikë në tekstin argumentues

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Nertila Zani

Abstrakti

Në këtë punim kemi parë përdorimin e konektorëve dhe rolin që ata luajnë në tekstin argumentues. Siç e dimë, konektorët janë elemente lidhëse ndërmjet fjalive ose grupeve të fjalive. Me anë të përdorimit të konektorëve, në tekst të dhënë vendoset një lidhje semantiko-logjike midis fjalive apo thënieve të përdorura. Gjithashtu duhet të themi që konektorët nuk janë lidhëza. Lidhëzat janë trajtuar nga gramatika tradicionale në planin përtej fjalisë, ndërsa konektorët shihen, në këndvështrimin e gjuhësisë së tekstit, si mjete lidhëse në planin e ligjërimit. Në gjuhën shqipe, për konektorët ka disa studime të mirëfillta, në të cilat edhe jemi mbështetur në punimin tonë. Punimi ynë ka si synim të studiojë përdorimin e konektorëve në diskurset politike, sesi përftohen këta konektorë dhe ç‘rol luajnë në diskurs. Ky punim është pjesë e temës së doktoraturës dhe, si tekste argumentuese, kemi zgjedhur të trajtojmë diskursin politik. Diskursi i zgjedhur është fjalimi i Fan Nolit mbajtur në Lidhjen e Kombeve, në Asamblenë e Pestë të Lidhjes, më datë 10 shtator 1924. Në këtë punim do të paraqesim të gjithë konektorët e përdorur dhe rolin që luan secili prej tyre në këtë diskurs.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Zani, N. 2017. Përdorimi i konektorëve logjikë në tekstin argumentues. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 6, (Oct. 2017), 145–150.

References

  1. Blakemore, D., Semantic Constraints on Relevance. Blackwell, Oxford, 1987. Ducrot, O. et al., Les mots du discours. Éd. de Minuit, Paris, 1980. http://www.albeu.com/dossier/fjalimi-i-rralle-i-fan-nolit-ne-asamblene-e-lidhjes-se-kombeve/166302/ Lepage, F., Éléments de logique contemporaine, PUM, 2001. Meniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, Doktoratura, Tiranë 2013. Moescheler, J.: Argumentation et conversation: éléments pour une analyse pragmatique du discours, Paris Hatier/Crédif. (1985). Moeschler, J.,. Connecteurs pragmatiques, inférences directionnelles et représentations mentales. In: Molendijk, A., Vet, C. (Eds.), Temporalité et attitude. Structuration du discours et expression de la modalité. Cahiers Chronos 12, 35-50. 2005. Moescheler, J Dictionnaire encyclopédique de pragmatique, Seuil, 1994, Coécrit avec Anne Reboul. Reboul, A., Moeschler J., 1998. La Pragmatique aujourd‘hui. Une nouvelle science de la communication. Éd. du Seuil, Paris. Teun A. van Dijk, Text and context: Explorations in the semantics and pragmatics of discourse, Londres, Longman, 1977. Toska, B., Studim përqasës i konektorëve në tekstet argumentues të gjuhës angleze dhe asaj shqipe, Doktoraturë, Tiranë 2012.