Hulumtime mbi njohjen, kuptueshmërinë e përdorimin e fjalive kushtore
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Studimet e sotme gjuhësore duhet të orientohen drejt gjuhësisë së aplikuar dhe problematikave që dalin prej saj, duke u mbështetur në hulumtime të përdorimeve ligjërimore. Në ditët e sotme lind nevoja e studimeve morfosintaksore, të cilat vëzhgojnë ndikimin e disiplinave të integruara.
Punimi ynë është një qasje drejt matjeve të përdorimeve të kuptimeve gramatikore të kohëve të foljeve dhe mënyrës si ndikojnë këto kuptime gramatikore në përdorimin dhe përvetësimin e periudhës me fjali të varur kushtore. Nëpërmjet matjeve synohet të vëzhgohet kahu i zhvillimeve të sotme të sintaksës së shqipes. Matjet do të realizohen me nxënësit e klasës së 9-të të ciklit të lartë, moshë ku mendohet se ka përfunduar përvetësimi dhe zotërimi i saktë i standardit të shqipes.
Gjuhëtarët e cilësojnë periudhën me fjali të varur kushtore si një fjali që shpreh marrëdhënien shkak-pasojë. Konstatojmë se në tekstin shkollor “Gjuhë shqipe”, 9 të Shtëpisë Botuese Albas, me autorë: Rita Petro, Adelina Çerpja, Idriz Metani nuk trajtohet dhe nuk përmendet në njohuritë gjuhësore, Pjesa II – Sintaksë, fjalia kushtore. Ky problem e tejkalon hapësirën e trajtesës sonë, por theksojmë se matjet janë realizuar në nxënës që punojnë me këtë tekst dhe rezultatet e matjeve domosdoshmërisht janë të varura nga njohuritë që parashtron teksti.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Grillo, H. and Enesi, M. 2018. Hulumtime mbi njohjen, kuptueshmërinë e përdorimin e fjalive kushtore. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 7, (Jul. 2018), 125–138.
References
- Akademia e Shkencave. (2002). Gramatika e Gjuhës Shqipe, Tiranë,
- Dhima, Th. (2005) Gjuha shqipe, Sintaksa. SHBLU, Tiranë.
- K. Cipo. (1952). Sintaksa, Tiranë.
- Lyons, J. (2011). Hyrje në gjuhësinë teorike, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë.
- Plangarica, T. (2002). Aspekte të gjuhësisë së zbatuar.Shtëpia Botuese “Sejko”, Elbasan.
- Prifti, S. (1971). Sintaksa e gjuhës shqipe, Prishtinë.
- Rrota, A. J. (2005). Sintaksi i shqipes. Botime Françeskane, Shkodër.
- Rrota, A. J. (2006). Gjuha e shkrueme, vërejtje gramatikore, Shkodër.
- Sheperi, I. D. (1927). Gramatika dhe Sintaksa e gjuhës shqipe, Vlorë.
AL
EN