Emigracioni politik shqiptar dhe qëndrimi i tij ndaj çështjes së Kosovës (1945-1990)
Fjalët Kyçe:
Emigracioni politik shqiptar 1945-1990, Kosova, UDB, bashkim kombëtar, demonstratat e viti 1981 në Kosovë.Abstrakti
Kumtesa trajton rolin dhe qëndrimin e emigracionit politik shqiptar ndaj çështjes së Kosovës në periudhën 1945-1990, duke nxjerrë në pah dallimin mes retorikës kombëtare dhe veprimit praktik politik. Pas Luftës së Dytë Botërore, ky emigracion, i përbërë kryesisht nga kundërshtarë të regjimit komunist dhe ish-bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistë, u përfshi në përpjekje për rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës. Në këtë kuadër, bashkëpunimi me aktorë të huaj – përfshirë edhe Jugosllavinë - shpesh e zbehu përkushtimin ndaj çështjes së Kosovës. Përçarjet ideologjike e krahinore, varësia nga shërbimet e huaja të inteligjencës dhe mungesa e një platforme të unifikuar e kufizuan ndjeshëm ndikimin e tij politik dhe diplomatik. Megjithëse Kosova ruhej si element i pandashëm i diskursit të “Shqipërisë etnike”, në praktikë ajo funksionoi kryesisht si simbol politik dhe jo si program i zbatueshëm. Demonstratat e vitit 1981 e risollën Kosovën në qendër të vëmendjes, por emigracioni politik shqiptar nuk arriti të ndërtonte ura bashkëpunimi me diasporën e re kosovare. Në këtë mënyrë, ndikimi i emigracionit politik shqiptar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës mbeti më shumë simbolik dhe episodik sesa real dhe transformues, duke reflektuar tensionin e vazhdueshëm midis aspiratave kombëtare dhe kufizimeve strukturore të epokës së Luftës së Ftohtë. Megjithatë, pavarësisht fragmentimit të brendshëm dhe mungesës së unifikimit, emigracioni politik shqiptar mbetet i rëndësishëm si dëshmi e qëndresës antikomuniste dhe si mbartës i diskursit kombëtar në periudha të vështira historike. Përmes veprimtarive të tij kulturore, politike e publicistike, ai kontribuoi në ruajtjen e vetëdijes kombëtare dhe në mbajtjen gjallë të çështjes së Kosovës në opinionin ndërkombëtar.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Kasmi, M. (2025). Emigracioni politik shqiptar dhe qëndrimi i tij ndaj çështjes së Kosovës (1945-1990). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 351–366. Retrieved from https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1686
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
