Emigracioni politik dhe diaspora për çështjen e Kosovës midis dy luftërave botërore - rasti Bedri Pejani

Autorët

  • Jorina Verli

Fjalët Kyçe:

Bedri Pejani, diaspora shqiptare, irredentizmi, çështja e Kosovës, bashkimi kombëtar, Lidhja e dytë e Prizrenit.

Abstrakti

Në vitin 1913, Lëvizja Kombëtare Shqiptare pa t’i realizohej vetëm pjesërisht programi i saj politik. U krijua dhe u njoh shteti kombëtar, por në të u përfshinë vetëm të cunguara si territoret etnike, ashtu edhe popullsia. Për pasojë, në Shqipëri dhe në diasporë, në radhët e emigracionit politik shqiptar, veçanërisht atij me origjinë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të aneksuara nga Serbia dhe Mali i Zi (më pas Jugosllavia), mbeti detyrë për të ardhmen korrigjimi i vendimeve arbitrare të Fuqive të Mëdha. Situata ndërkombëtare në periudhën midis dy luftërave botërore nuk mundësonte realizimin e këtij synimi. Kështu, vëmendja dhe përpjekjet e elitës politike shqiptare në Shqipëri, e përfaqësuesve të diasporës, dhe përgjithësisht edhe e emigracionit politik të kësaj periudhe, u bashkuan në një pikë. Ideja e përbashkët ishte që fillimisht duhej konsoliduar shteti i pavarur shqiptar. Sa u përkiste trevave shqiptare të copëtuara dhe të aneksuara nga fqinjët, mbeti të veprohej në drejtim të sensibilizimit të forumeve ndërkombëtare, të kancelarive të Fuqive të Mëdha dhe të opinionit publik europian. Duhej rritur ndjeshmëria ndaj politikës së spastrimit etnik që po ndiqej nga qarqet drejtuese të Beogradit dhe duhej të pengohej me çdo kusht shkombëtarizimi i shqiptarëve. Bedri Pejani është një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të fundit të sundimit osman, një ndër drejtuesit e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe një ndër përfaqësuesit kryesorë të emigracionit politik shqiptar në periudhën midis dy luftërave. Dinamika e veprimtarisë së tij për çështjen e Kosovës ishte përgjithësisht në sinkron me qëndrimet e organizatave patriotike të diasporës, të cilat synonin forcimin, zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë dhe bashkimin me të të Kosovës. Në këtë kumtesë do të paraqitet dhe argumentohet pikërisht ky orientim.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Verli, J. (2025). Emigracioni politik dhe diaspora për çështjen e Kosovës midis dy luftërave botërore - rasti Bedri Pejani. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 477–484. Retrieved from https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1696