Kontributi i diasporës shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe aktiviteteve kulturore e politike gjatë viteve 1970-2000

Autorët

  • Qazim Namani
  • Emin Sallahu

Fjalët Kyçe:

Mërgata, arsim, kulturë, politikë, klube, ndihma.

Abstrakti

Roli i mërgatës tonë në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Kosovë është shumë i madh. Në ShBA, pas Luftës së Dytë Botërore, ishin koncentruar elita më përparimtare e shtresës intelektuale shqiptare, të cilët aktivitetet e tyre politike dhe kulturore i zhvillonin pranë Federatës Pan shqiptare “Vatra” në New York. Kjo federatë mbante lidhje të ngushta edhe me arbëreshët e Italisë dhe shtete të tjera të Evropës. Në fillim të viteve shtatëdhjeta të shekullit XX, u shtua numri i punëtorëve tanë në shtetet evropiane. Mërgata e jonë në shtetet evropiane filloi të organizohet. Bashkësia për Arsim dhe Kulturë që vepronte në Prishtinë, filloi të interesohet për hapjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, për fëmijët e punëtorëve shqiptarë në diasporë, kur fillojnë të dërgohen mësues për mësim plotësues në gjuhën shqipe, të organizohen në klube dhe shoqëri të ndryshme kulturore, fillojnë të dërgohen libra dhe Rilindja. Pas demonstratave të studentëve që shpërthyen në Prishtinë më 11 mars të vitit 1981, mërgata e jonë organizoi protestat nëpër rrugët e qyteteve të mëdha evropiane dhe në kontinentet të tjera, për t’u solidarizuar me studentët në Prishtinë. Gjatë kësaj periudhe filloi të krijohet edhe elita e parë krijuese intelektuale, të cilët i filluan aktivitetet e tyre me institucionet kulturore dhe akademike të vendeve ku ishin vendosur. Emigrantët e rinj që kishin kërkuar strehim politik në shtetet perëndimore, e themeluan Lëvizjen Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës. Në vitet e 90-ta diaspora ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës nga regjimi serb, sidomos ndihmat financiare ishin burimet kryesore për vendin nëpërmjet fondeve ndihmuar institucionet e pavarura dhe familjet në vendlindje. Kjo valë e migracionit kryesisht përbëhej prej të rinjve, dhe qifte të reja që i humbën vendet e punës, dhe shpresën për ekzistencë në vendlindje. Me aktivitetet e klubeve shqiptare, mësimdhënësve dhe nxënësve shqiptarë të përfshirë në shkollat shqipe u ofruan liderët tanë politik dhe intelektualët e njohur shqiptarë që tani ishin strehuar në shtetet Evropiane.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Namani, Q., & Sallahu, E. (2025). Kontributi i diasporës shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe aktiviteteve kulturore e politike gjatë viteve 1970-2000. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 521–532. Retrieved from https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1700