Nga mërgata në diasporë: shqiptarët e Egjiptit dhe diaspora shqiptare në Amerikë

Authors

  • Eduart Caka

Keywords:

Egjipti, Amerika, emigrimi, shqiptarët, diaspora.

Abstract

Prania e shqiptarëve në Egjipt përfshin një hark kohor prej disa shekujsh, i cili konsiston kryesisht me aktivitetin e pashallarëve dhe komandantëve shqiptarë fillimisht si qeveritarë në këtë gjeografi, gjatë periudhës së sundimit osman për të arritur kulmin gjatë kohës kur këtë vend e drejtoi Mehmed Aliu dhe pasardhësit e tij, duke nisur nga fillimet e shek. XIX. Pikërisht në këtë shekull zë fill edhe zgjimi kombëtar i faktorit shqiptar në pjesë të ndryshme të Perandorisë Osmane, por edhe nis formësimi i diasporës shqiptare në Amerikë. Në këtë kumtesë do të përpiqemi të trajtojmë ndikimin që pati mërgata shqiptare e Egjiptit në formësimin e diasporës së shqiptarëve të Amerikës gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe epokës së Pavarësisë.

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-06-03

How to Cite

Caka, E. (2025). Nga mërgata në diasporë: shqiptarët e Egjiptit dhe diaspora shqiptare në Amerikë. Institute of History "Ali Hadri" Kosovo, 87–96. Retrieved from https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1669

Conference Proceedings Volume

Section

Papers