Shqipëria, Kosova dhe çështja shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)
Keywords:
Shqipëria, Kosova, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, e Mëdha, Perandoria OsmaneAbstract
Faktori ndërkombëtar apo thënë ndryshe, Fuqitë e Mëdha të kohës, gjatë dekadave të fundit të shek. XIX dhe në dy dekadat e para të shek. XX treguan një interes në rritje për çështjen shqiptare dhe e bënë pjesë të agjendës së tyre për rajonin. Deri në vitin 1912, trajtimi i kësaj çështjeje ishte i lidhur me çështjen e Perandorisë Osmane dhe atë të shteteve të vogla të Ballkanit. Në rrethanat e preferencës së shumicës së Fuqive të Mëdha për ruajtjen e status quo-së në rajonin ballkanik, në Mesdhe e më gjerë, veçanërisht nga Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe, Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i kërkohej qëndrim i moderuar, shmangie të konfrontimeve të armatosura me Portën e Lartë dhe, pas vitit 1908, kërkimi i të drejtave kombëtare brenda kornizës kushtetuese të Perandorisë. Devijim nga ky qëndrim i përmendur shfaqnin Italia dhe veçanërisht Rusia, që ndiqnin në rajon një politikë agresive dhe shpresonin të përfitonin nga prishja e status quo-së dhe largimi i turqve nga Ballkani, si edhe nga dobësimi i tyre në bregdetin lindor të Mesdheut.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Conference Proceedings Volume
Section
License
Copyright (c) 2025 Institute of History "Ali Hadri" Kosovo

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.
