Tensionet mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë për kufijtë veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër

Auteurs

  • Sali Kadria

Mots-clés :

Rusia, Austro-Hungaria, kufiri verior dhe verilindor i Shqipërisë,, Sazonov, Berchtold, E. Grey, Mensdorff, Benckendorff

Résumé

 

Synimi i këtij punimi është të japë një përmbledhje krahasuese të synimeve politike, strategjisë dhe taktikave diplomatike të Rusisë dhe ato të Austro-Hungarisë për çështjen e kufijve veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë gjatë punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Punimi trajton në mënyrë sintetike disa çështje të rëndësishme, si: projektet e paraqitura nga Austro-Hungaria dhe Rusia për kufijtë e Shqipërisë, përmbajtja dhe hartuesit e tyre; arsyet që Rusia u fokusua më tepër në kufijtë verilindorë dhe lindorë të Shqipërisë, ndërsa Austro-Hungaria në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë; shkaqet që fuqitë aleate të Austro-Hungarisë nuk e mbështetën sa duhet Monarkinë Danubiane në projektin e saj për Shqipërinë. Trajtesa jonë ndalet gjithashtu në taktikën e ndjekur nga konti Berchtold për të përdorur disa territore shqiptare si monedhë shkëmbimi gjatë negociatave me rusët. Po kështu, jepen etapat e lëshimeve që bëri diplomacia austro-hungareze përballë presionit të asaj ruse në çështjen e kufijve verilindorë dhe lindorë të Shqipërisë. Në kontekstin e përplasjeve diplomatike mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë, do të përpiqemi që të shqyrtojmë me kujdes se cila prej diplomacive u tregua më e zhdërvjellët dhe këmbëngulëse në realizimin e synimeve politike; analizimin e çështjes nëse copëtimi i rëndë i trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) ndodhi për shkak se Austro-Hungaria nuk bëri aq sa duhej apo se nuk mund të bënte më tepër në këtë drejtim.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2025-05-26

Comment citer

Kadria, S. (2025). Tensionet mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë për kufijtë veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, (1), 235–246. Consulté à l’adresse https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/18