Emigrimi i arbëreshëve në Itali dhe ndikimi i tyre në ngritjen e vetëdijes kombëtare në fillet e Rilindjes
Parole chiave:
Sicilia, Kalabria, Xhyzepe Garibaldi, emigrimi, arbreshët, Italia, Jeronim De Rada, rilindja kombëtare.Abstract
Emigrimi i shqiptarëve ka një histori të gjatë dhe shumë komplekse. Ata emigruan për arsye socio-politike dhe ekonomike. Në kohën e Perandorisë Bizantine, shqiptarët migruan si ushtarakë dhe funksionarë të Perandorisë. Kurse arsyeja kryesore që ndikoi në shpërnguljet më masive të shqiptarëve ishte represioni dhe tendencat për tjetërsimin e identitetit të tyre, sidomos në periudhën e sundimit osman, në veçanti pas vdekjes së Skënderbeut. Kurse në shekujt XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX ka ndodhur edhe deportimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre, siç janë dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1878), dëbimi i shqiptarëve të Çamërisë nga viti 1912- 13, marrëveshjet politike jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve etj. Shqiptarët e Italisë ruajtën historinë, kulturën dhe traditën e tyre etnike. Hapën shkollat dhe kolegjet e veta dhe jetuan në komunitet. Ata ishin pjesëmarrës aktivë në jetën politike, ekonomike, arsimore e kulturore në vendet ku jetonin. Në kohën e rilindjes italiane dhe përpjekjet për bashkim dhe formimin e shtetit kombëtar italian, arbëreshët ishin pjesë integrale e këtyre zhvillimeve. Ata u bashkuan edhe me çetat garibaldine dhe me “Të njëmijtët”, duke u bërë edhe heronj të luftës për liri e bashkim kombëtar. Rilindja italiane ndikoi pozitivisht edhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare. Një pjesë e elitës intelektuale arbëreshe, që ishte pjesë e zhvillimeve politike dhe ushtarake si Jeronim de Rada, Gavrill Dara i Riu dhe personalitete të tjera, përmes shkrimeve dhe qëndrimeve të tyre ishin përçues të ideve përparimtare italiane dhe evropiane dhe patën ndikim në formimin intelektual të shumë personaliteteve rilindase. Rilindësit e fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare kishin shpresa edhe në angazhimin me të fuqishëm të Françesko Krispit, meqë kishte ushtruar funksione të larta në politike në Itali.Downloads
I dati di download non sono ancora disponibili.
Downloads
Pubblicato
2025-06-03
Come citare
Demaj, F. (2025). Emigrimi i arbëreshëve në Itali dhe ndikimi i tyre në ngritjen e vetëdijes kombëtare në fillet e Rilindjes. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 63–86. Recuperato da https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1668
Fascicolo
Sezione
Kumtesa
