Roli i shtypit shqiptar në Turqi, në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përhapjen e ideve patriotike
Parole chiave:
Shtypi shqiptar, diaspora shqiptare në Turqi, gazetat “Vardar” dhe “Besa”.Abstract
Shtypi shqiptar ka pasur një rol kyç në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në përhapjen e ideve patriotike, veçanërisht për komunitetin shqiptar të vendosur në Turqi. Përmes gazetave si “Vardar” dhe “Besa”, diaspora shqiptare jo vetëm që ruajti lidhjet me kulturën dhe historinë e saj, por edhe shërbeu si një platformë për diskutime mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Pas Luftës së Dytë Botërore shumë shqiptarë, të cilët nuk pajtoheshin me regjimet komuniste në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, emigruan drejt Turqisë, duke formuar organizata që ndihmuan në integrimin e tyre dhe në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare. Shqiptarët botuan dy gazeta që luajtën një rol të rëndësishëm në këtë proces, duke shërbyer si një mjet komunikimi dhe rezistence kulturore në një kontekst politik sfidues. Ky studim analizon ndikimin e shtypit shqiptar në diasporë, sfidat me të cilat u përball dhe kontributin e tij në forcimin e identitetit kombëtar.Downloads
I dati di download non sono ancora disponibili.
Downloads
Pubblicato
2025-06-03
Come citare
Kaceli, I. (2025). Roli i shtypit shqiptar në Turqi, në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përhapjen e ideve patriotike. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 309–322. Recuperato da https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1683
Fascicolo
Sezione
Kumtesa
