Kontributi i diasporës shqiptare në Australi për Kosovën
Parole chiave:
Diaspora shqiptare, emigracioni shqiptar në Australi, identiteti kombëtar, çështja e Kosovës.Abstract
Ky punim trajton në mënyrë të thelluar historinë, zhvillimin dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Australi, me theks të veçantë mbi rolin e tij në mbështetjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe në veçanti të Kosovës. Përmes një qasjeje historike dhe analitike, studimi synon të ndriçojë mënyrën se si emigracioni shqiptar, që nga periudhat e hershme të vendosjes e deri në ditët tona, ka arritur të ruajë dhe afirmojë identitetin kombëtar në një mjedis të huaj shoqëror e kulturor. Analiza mbështetet në burime historike, dokumente arkivore, dëshmi të pjesëtarëve të komunitetit dhe materiale të mbledhura gjatë vizitës zyrtare të udhëheqësit të seksionit të historisë në Muzeun e Kosovës, z. Sadik Krasniqi, në Australi gjatë vitit 2011. Ky mision kërkimor ka pasur për qëllim evidentimin dhe dokumentimin e trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në kontinentin australian, duke përfshirë organizatat, shoqëritë patriotike, aktivitetet kulturore dhe kontributin humanitar të diasporës. Rezultatet e studimit dëshmojnë se diaspora shqiptare në Australi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përkrahjen e aspiratave për liri e pavarësi të Kosovës. Përmes veprimtarisë së saj të organizuar, ajo ka ndërtuar ura lidhëse mes atdheut dhe mërgatës, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të çështjes shqiptare. Në përfundim, përvoja historike e këtij komuniteti dëshmon për ekzistencën e një patriotizmi të qëndrueshëm, të mishëruar në forma të shumta të solidaritetit, veprimit shoqëror dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Studimi nënvizon se kontributi i shqiptarëve në Australi përbën një segment thelbësor të historisë së përgjithshme të popullit shqiptar dhe meriton një vëmendje të veçantë në kuadër të studimeve bashkëkohore mbi diasporën dhe identitetin kombëtar.Downloads
I dati di download non sono ancora disponibili.
Downloads
Pubblicato
2025-06-03
Come citare
Krasniqi, S., & Rraci, B. (2025). Kontributi i diasporës shqiptare në Australi për Kosovën. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 507–520. Recuperato da https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1699
Fascicolo
Sezione
Kumtesa
