Roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës

Auteurs

  • Jeton Arifi
  • Dashnim Hebibi

Mots-clés :

Mërgatë, kontribut, mobilizim, përfaqësim

Résumé

Roli i mërgatës shqiptare në çlirimin e Kosovës është i pamohueshëm dhe si i tillë është i një rëndësie të veçantë. Mërgata shqiptare ka pasur rol të padiskutueshëm e vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe ky kontribut i saj është shumëdimensional, thelbi i të cilit shpaloset brenda faqeve të trungut të këtij shkrimi. Ky punim ka për qëllim hulumtimin e mobilizimit, në kuptim të kontributdhënies, si veprim shoqëror e politik, ekonomik, diplomatik, midis anëtarëve dhe organizatave kulturore e atdhetare ekzistuese të mërgatës, në relacion me luftën e Kosovës së vitit 1998-1999. Meqë çështja si objekt studimi e hulumtimi nuk është trajtuar mjaftueshëm dhe ka nevojë për qasje dhe këndvështrime të reja, trungu i këtij punimi ofron të dhëna të mjaftueshme, të shkruara për të hedhur dritë mbi kontributin real, mbase edhe pak të njohur, të komunitetit shqiptar të shpërndarë nëpër botë, për çlirimin e Kosovës. Në periudhën e paraluftës dhe të pasluftës, kontributi kryesor i mërgatës mbetet i njëjti - ai financiar. Kurse, gjatë ditëve kritike të kombit, luftës për çlirimin e vendit, mërgata e ka treguar veten edhe në dimension të përfaqësimit e sidomos në ofrimin e kuadrove ushtarake, profesionale dhe vullnetare. Publikimi i këtij punimi do të mund të shërbejë si literaturë shtesë për studiues të tjerë, sepse thelbi i hulumtimit është i përqendruar në burime parësore të zhvilluara nga autorët e këtij hulumtimi, të cilat

Mërgatë

janë kryesisht intervista me dhe reportazhe për veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, respektivisht të çlirimit të Kosovës.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2025-06-06

Comment citer

Arifi, J., & Hebibi, D. (2025). Roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 573–584. Consulté à l’adresse https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/105