Roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës

Autori

  • Jeton Arifi
  • Dashnim Hebibi

Parole chiave:

Mërgatë, kontribut, mobilizim, përfaqësim

Abstract

Roli i mërgatës shqiptare në çlirimin e Kosovës është i pamohueshëm dhe si i tillë është i një rëndësie të veçantë. Mërgata shqiptare ka pasur rol të padiskutueshëm e vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe ky kontribut i saj është shumëdimensional, thelbi i të cilit shpaloset brenda faqeve të trungut të këtij shkrimi. Ky punim ka për qëllim hulumtimin e mobilizimit, në kuptim të kontributdhënies, si veprim shoqëror e politik, ekonomik, diplomatik, midis anëtarëve dhe organizatave kulturore e atdhetare ekzistuese të mërgatës, në relacion me luftën e Kosovës së vitit 1998-1999. Meqë çështja si objekt studimi e hulumtimi nuk është trajtuar mjaftueshëm dhe ka nevojë për qasje dhe këndvështrime të reja, trungu i këtij punimi ofron të dhëna të mjaftueshme, të shkruara për të hedhur dritë mbi kontributin real, mbase edhe pak të njohur, të komunitetit shqiptar të shpërndarë nëpër botë, për çlirimin e Kosovës. Në periudhën e paraluftës dhe të pasluftës, kontributi kryesor i mërgatës mbetet i njëjti - ai financiar. Kurse, gjatë ditëve kritike të kombit, luftës për çlirimin e vendit, mërgata e ka treguar veten edhe në dimension të përfaqësimit e sidomos në ofrimin e kuadrove ushtarake, profesionale dhe vullnetare. Publikimi i këtij punimi do të mund të shërbejë si literaturë shtesë për studiues të tjerë, sepse thelbi i hulumtimit është i përqendruar në burime parësore të zhvilluara nga autorët e këtij hulumtimi, të cilat

Mërgatë

janë kryesisht intervista me dhe reportazhe për veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, respektivisht të çlirimit të Kosovës.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Pubblicato

2025-06-06

Come citare

Arifi, J., & Hebibi, D. (2025). Roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 573–584. Recuperato da https://www.konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/105